Qellimet e projektit

Zhvillimi i nje baze te dhenash publike, ku kompanite qe prodhojne/importojne/ krijojne substanca kimike per ndertimin dhe per detergjentet e perdorimit profesional, do jene ne gjendje te ruajne dhe te menaxhojne procesverbalet e te dhenave te sigurise se tyre.

Gjithashtu do jene ne gjendje te ofrojne informacione te ndryshme ne lidhje me produktet e tyre, te tilla si:

  • Sasine e mundshme ne substancat qe konsiderohen si SVHC, PBT, PvBt, kancerogjene, ndotjen e mjedisit etj.
  • Gjurmet e karbonit ne produktet e tyre.
  • Certifikime te mundshme me etiketen ECO ose menyre tjeter certifikimi ECO.

Konvertimin e procesverbaleve e te dhenave te sigurise ne Kartela Udhezuese ne Ambjentin e Punes (WISC*) per sherbimin me te mire te perdoruesve profesional, per shkak te volumeve te tyre jo te medha. Perkthimi i (WISC*) ne Shqip, Serbisht dhe Bullgarisht, me qellim qe te informoje emigrantet profesionist ne lidhje me rreziqet e substancave kimike per shendetin e tyre dhe ambjentin.

Promovimin e produkteve me simbolin ekologjik te BE dhe te lendeve kimike me shperndarje te ulet te gjurmeve te karbonit.

Zbatimin e Projekteve te Reduktimit te Karbonit dhe organizime (veprimtari ditore, seminare) per bilancin e karbonit neutral.

Me zhvillimin e nje metodologjie qe mund te transferohet lehtesisht ne shtete te tjera te Europes ku ekonomia e tyre bazohet ne biznese te vogela dhe te mesme me produkte qe ju shiten tregtareve me shitje me pakice dhe perdoren ne menyre individuale nga shume profesioniste ose amatore, midis tyre dhe emigrantet ekonomike.

Shperndarjen e rezultateve te projektit READ ne autoritetet kombetare kompetente dhe perdoruesit profesional, ne menyre qe te bindi sa me shume kompani qe te kontribuojne me procesverbalet e te dhenave te sigurise se tyre, te gjitha keto me qellim ndergjegjesimin e perdoruesve profesional. Reduktimin e demtimeve dhe te asksidenteve ne ambjentet e punes dhe leshimin e substancave kimike ne ambjent.

* Shembull WIC

* Shembull WIC